Ndotja

Ndaloje ndotjen Bashkohuni në luftën tonë

Ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit në vendin tonë përkeqësohet çdo vit. A jemi ne përgjegjës për këtë rezultat?
Edhe pse ka shumë faktorë që shkaktojnë prishjen e ekuilibrit të gjendjes në ketë shtet, shaku kryesor i ndotjes së ajrit gjithashtu edhe të mjedisit jemi ne -njerëzit. Përdorimi i burimeve të pa aprovuara dhe të joshëndetshëm për ngohjen e shtëpive si druri, goma, metalet si dhe shum materiale tjera kontribojnë jashtëzakonisht në ndotjen e ajrit. Në anën tjetër automjetet motorike më të vjetër se 20 vjet, që përdorin lëndë djegëse jo miqësor me mjedisin janë, gjithashtu një faktor kritik në çrregullimin e mirëqenies së ekosistemit tonë. Fatkeqësisht, duhet të përmendim faktin se çdonjëri në baza ditore ndihmon ndotjen e ajrit. Asgjësimi i materiale të ndryshme nga plastika, goma, metali etj… është problemi më i madh. Një sasi e madhe mbeturinash hidhet çdo ditë. Sipas hulumtimit të Bankës Botërore, njerëzit në të gjithë botën ‘prodhojnë’ më së paku 3.5 milion tonë mbetje plastike
dhe mbetje të ngurta dhe ky numër është 10 herë më i madh krahasuar me shekullin e kaluar.

Ndotja e tokës

Ndotja e dheut gjithashtu luan një rol te madh në ndotjen e planetit Tokë. Edhe pse kohën e fundit me shum flitet dhe debatohet për ndotjen e ajrit, ndotja e dheut nuk është nje problem i parëndësishëm. Kjo zakonisht ndodh kur disa kimikate artificale, të demshme dhe të forta depërtojn në tokë e kështu duke e zvogëluar jetëgjatësin e bimëve dhe të gjithë organizmave të gjallë që jetojne në të. Fajin më të madh per këtë problem e ka industria. Në shum raste mbetjet industriale përfundojnë në tokë për shkak të pamundësis për ti kontaminuar ato.
Shiu acidik i cili shkaktohet nga perzierja e dioksidit të sulfurit dhe oksidit te azotit me shi gjithashtu e zvogëlon pjellorinë e tokës. Si një faktor indirekt që ndikon në këtë ndotje është edhe shpyllëzimi. Si pasoj toka bëhet e ndjeshme ndaj erozioneve të mëdha dhe pjesa tjeter e vegjetacionit nuk mund të mbijetoj ne tokë të tillë.